Cefradinë

Cefradur është antibiotik (cefalosporinë e gjeneratës së parë). Substanca aktive
është cefradina. Indikacionet:

– Infeksionet e traktit respirator (tonzilliti, faringjiti dhe pneumonia
lobare), të shkaktuara nga streptokoku β-hemolitik i grupit A dhe
Streptococcus pneumoniae (Diplococcus pneumonia).
– Otitis media të shkaktuara nga streptokoku β-hemolitik i grupit A dhe
Streptococcus pneumoniae (Diplococcus pneumonia), Haemophylus
influenza dhe stafilokoket.
– Infeksionet e lëkurës dhe indeve të buta të shkaktuara nga stafilokoket
(të ndjeshme dhe rezistente ndaj penicilinës) dhe streptokoket β-
hemolitike.
– Infeksionet e traktit urinar, duke përfshirë prostatitin e shkaktuar nga
Escherichia coli, Proteus mirabillis, Klebsiella spp. dhe enterokoket
(Streptococcus faecalis).
Pas arritjes së përmirësimit klinik me terapi parenterale, në rastet kur nevojitet
trajtimi i zgjatur, mund të përdoret cefradina me rrugë orale në rast të infeksioneve
persistente.

Përkujdesje:
Cefradur mund të administrohet pa marrë parasysh marrjen e ushqimit.
Cefradur duhet të përdoret gjatë shtatzënisë vetëm nëse mjeku e sheh të nevojshme.
Cefradina ekskretohet në qumështin e gjirit dhe për këtë arsye bari Cefradur duhet
të përdoret me kujdes në nënat që ushqejnë me gji.

Dozimi:
Dozimi i zakonshëm është 2 x 1 tabletë në ditë ose si mjeku e sheh të arsyeshme.

Related projects