Ciprofloksacinë

CIPLOX është antibiotik që i përket grupit të fluorokinolonëve. Substanca aktive
është ciprofloksacina. Ciprofloksacina vepron duke shkatërruar bakteriet që
shkaktojnë infeksionet. Ky ka efekt vetëm në shtamet e caktuara të bakterieve.
Indikacionet
CIPLOX përdoret në të rriturit për trajtimin e infeksioneve bakteriale të
mëposhtme:
– Infeksionet e caktuara të traktit respirator
– Inflamacionet e gjata ose të shpeshta të veshit ose sinuseve
– Infeksionet e traktit urinar
– Infeksionet e organeve gjenitale në meshkuj dhe femra
– Infeksionet e traktit gastrointestinal dhe infeksionet intra-abdominale
– Infeksionet e caktuara të lëkurës dhe indeve të buta
– Infeksionet e eshtrave dhe nyjeve
– Parandalimi i infeksioneve me bakterien Naisseria meningitis
– Ekspozimi me inhalim të antraksit
Gjithmonë merrni barin CIPLOX saktësisht siç ju ka udhëzuar mjeku.
Trajtimi zakonisht zgjat nga 5 deri në 21 ditë, por mund të zgjat më shumë për
infeksionet e rënda.
Merrni film tabletat e mbështjellura me sasi të mjaftueshme të lëngut apo ujit.
Film tabletat e mbështjellura nuk duhet të përtypen për shkak të shijes së keqe.

Related projects