Ushqimi
Karakteristikat e mrekullueshme shëruese të çajit bimor të gjethes së ullirit

Pema e ullirit është ndoshta një nga më emblematikët e kulturës sonë.

Vaji i ullirit është një nga më të shëndetshmit dhe dhjetëra përfitime shëndetësore lidhen me konsumimin e tij.
Por edhe gjethet kane veti lurative.
Me këto gjethe mund të përgatisni një çaj bimor që na lejon të shijojmë të gjitha vetitë e tyre.

Ul kolesterolin e keq dhe rregullon presionin e gjakut
Një tepricë e kolesterolit të keq në gjak është një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjes koronare të zemrës. Studime të ndryshme kanë treguar se evropina, një përbërje që përmbahet në gjethet e ullirit, mund të ngadalësojë oksidimin e kolesterolit. Çaji i gjetheve të ullirit gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut.

Efekt antioksidues dhe anti-plakje
Përbërjet antioksiduese të përfshira në çajin e gjetheve të ullirit vonojnë dhe parandalojnë oksidimin e molekulave të tjera, të shkaktuara nga radikalet e lira. Ky oksidim shoqërohet me çrregullime të shumta dhe gjithashtu me sëmundje neurodegjenerative.

Ftohjet, kollitjet dhe herpeset
Gjethet e ullirit kanë veti antivirale, antibakteriale dhe antifungale që ndihmojnë në rritjen e mbrojtjes. Oleuropein, një përbërje që përmbahet në gjethet e ullirit, është shumë efektive në luftimin e herpesit, gripit dhe llojeve të tjera të viruseve dhe baktereve që shkaktojnë ftohje dhe kollitje.

Eshtë diuretik
Çaji i gjetheve të ullirit shkakton një rritje të prodhimit të urinës, duke nxitur eliminimin e papastërtive dhe parandalimin e formimit të gurëve të tëmthit.

Lehtëson aciditetin e stomakut
Pirja e një çaji me gjethe ulliri pas ngrënies ndihmon në zvogëlimin e sekrecioneve gastrike, duke parandaluar dhe lehtësuar acidin e stomakut. Ky çaj bimor ndihmon gjithashtu në shërimin e ulcerave të stomakut.

Parandalon kancerin
Gjethet e ullirit përmbajnë flavonoide dhe polifenole, substanca që parandalojnë degjenerimin qelizor dhe zhvillimin e tumoreve. Padyshim, çaji bimor nuk është menduar si një kurë për kancerin ose si një ilaç i sigurt për parandalimin e tij.

Si të përgatitni çajin me gjethe ulliri?
Receta për çajin bimor të gjetheve të ullirit është me të vërtetë e thjeshtë. Zieni 250 ml ujë , pastaj hiqeni nga sobë dhe shtoni një lugë gjelle me gjethe ulliri organike dhe të patrajtuara.

Lëreni për 5-10 minuta, pastaj filtrojeni dhe pijeni. Nëse është e nevojshme, ëmbëlsojeni vetëm me mjaltë blete.

Perktheu dhe pershtati:Italmed
Burimi :Rimedio naturale

Recommendation
Join us our Social Media Channels:
Subscribe to our newsletter to get the latest updates on products and offers!
Copyright © 2024 Italmed. All rights reserved.
Privacy Policy Terms of Use Sales and Refunds